Haradinaj në ditën e fundit si kryeministër ngjitet në Grykën e Deçanit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar ditën e fundit si kryeministër që të ngjitet në Grykën e Deçanit, raporton Express.

Haradinaj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, disa fotografi ku shihet bashkë me Kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajn, të cilin edhe e ka falënderuar për mikpritjen.

“Ecje sot në Grykën e Deçanit. Faleminderit për mikpritjen kryetarit Ramosaj”, ka shkruar Haradinaj.