Haradinaj në ditën e Evropës: Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, në ditën e Evropës, tha se nuk ka vend më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova.

Haradinaj tutje tha se Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike

“Nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova, e cila është pjesë e natyrshme e familjes europerëndimore. Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë dëshmi për vlerat evropiane që ne i përfaqësojmë me Kushtetutën dhe ligjet tona. 

Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës.

Urime Dita e Evropës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.