Ramush Haradinaj

Haradinaj në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës kujton të rënët e masakrës së Makocit dhe betejën e Marecit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës ka kujtuar të rënët në masakrat e Makocit, Grashticës, Bërnicës dhe fshatit Llukar.

Haradinaj ka thënë se kjo histori e dhimbshme mbi popullin e Kosovës ende nuk ka marrë dënimin nga drejtësia.

Ai ka shkruar se forcat serbe kanë vrarë e masakruar mbi 124 civilë të pafajshëm, nga fëmija 7 vjeç e deri te plaku 90 vjeç.

Haradinaj ka kujtuar edhe të rënët e familjes Reka dhe Berisha në Bërnicë.

“Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer askënd, nga fëmiu 7 vjeçar e deri te plaku 90 vjeçar. Në të njëjtën ditë, në Bërnicë të Prishtinës armiku ekzekutoi 6 anëtarë të familjes Reka dhe një të familjes Berisha. Kjo histori e dhimbshme mbi popullin tonë akoma nuk e mori dënimin e merituar nga drejtësia”, ka thënë Haradinaj.

VIDEO BONUS: