Haradinaj në Berlin, kërkon që Merkel të finalizojë punën e vizave për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar  me ambasadorën Susanne Schütz në Berlin.

Në këtë takim, Haradinaj kërkoi që të finalizohet liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Duke pas parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyej përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në këtë takim po ashtu u diskutua për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve.

“Gjithashtu folëm për sundimin e ligjit dhe situatën e sigurisë”, shkroi Haradinaj.

Përgjatë kohës sa Haradinaj ishte kryeministër, Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka pasur takime me MPB-në e Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave. Kjo gjë ishte vlerësuar pozitivisht nga ish-ambasadori Christian Heldt.

Po ashtu Haradinaj kishte marrë pjesë edhe në Samitin e Berlinit për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë.