Haradinaj: Ndërmorrëm veprime historike që ndalen hapjen e kufijve

Kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes dy vjeçare, me udhëheqje të vendosur, është arritur të ndërmirren veprime historike, që i ndërruan kahjen e rrezikshme që po merrte vendi, drejt hapjes së kufijve dhe tjetërsimit të aseteve tona kombëtare.

“Vizioni parimor i Aleancës 100% shtet tashmë po merr karakter të një referendumi për sovranitetin dhe integritetin e vendit, dhe vota e fuqishme për këtë koncept, i legjitimon vendimet e mëdha dhe i hapë perspektivë angazhimint tonë të përbashkët për një shoqëri të drejtë dhe ekonomikisht të fuqishme”, ka thënë Haradinaj.

Ai këto komente i ka bërë gjatë takimit me strukturat e AAK-së në Han të Elezit dhe Kaçanik.

“Të bindur se rreshtimi ynë është opsioni i vetëm i fitores”, ka thënë në fund Haradinaj. /Ballkani.info/