Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sonte Amerikës dhe të tjerëve u është thënë se ai është pengëse për dialogun me Serbinë duke vazhduar të mos e suspendojë taksën.

“Nërsy meje i kanë thonë se Ramushi është pengues”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia nuk është që dëshiron të kryej punë, duke arritur marrëveshje me Kosovën.

“Le t’i kushton Serbisë tash koha, se boll 20 vjet na i ka humb”, ka thënë Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Ai ka folur edhe për idenë e hedhur dje në media se ushtria e Amerikës mund të largohet nga Kosova nëse nuk hiqet taksa.

“Të gjitha vendimet e sigurisë, dislokimi i trupit, hekja, nuk bëhet kështu. Nëse Amerika e ka ndërmend me e heqë ushtrinë e heqë si me taksë si pa taksë. Mos mërziti. Nuk është bota kështu. Do t’i kemi përjetësisht amerikanët në Kosovë, ushtari amerikan është në shpi vet, Kosova e don ushtarin amerikan si fëmijën e vet”, ka thënë Haradinaj në rtk.

“E kanë interes strategjik qëndrimin këtu, sepse edhe ne jemi nifar kufiri me Rusinë. Nëse merr vendim me tërheqë ushtrinë, e merr për arsye të veta, nuk e merr vendimin për shkak të taksës.
Nëse ka argumente tjera po, por jo për taksën. Kjo flitet najkun, por nuk është kështu”.

“Vetë tutna kur ta rrej atë (Amerikën), unë ose najkush i jemi. Na jemi rreziku i vetvetës. Situata është qysh është, nuk ka qysh me pas koordinim me askënd që del jashtë Kushtetuës, unë s’mundem me bashkëpunu”.

“Me vjen keq që jemi nda kështu, po të kishim punu edhe me LDK-në dhe të ishim bashkë e kishim ngrit Kosovën edhe një shkallë më lartë të BE-ja të Amerika. Kjo po na shkatërron.”

“Hajde të bëhemi ne më amerikan për taksën. Dalja nga situata është me u bashkë për taksën si për Trepçën, krejt LDK-në, AAK, PDK, VV, Nisma, AKR e me thonë nuk e heqim taksën dhe nuk shkojmë në dialog me Serbinë me kushte. Na e kemi lajthitë Amerikën”.