Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për media pas mbledhjes së Qeverisë.

I pyetur rreth presionit të jashtëm për heqjen e taksës, Haradinaj ka thënë se dialogu mund të vazhdojë edhe pa heqjen e taksës.

Haradinaj ka komentuar edhe kërkesat e fundit nga Frederika Mogherini, e cila ka thënë se pa pezullimin e taksës, dialogu nuk do të vazhdojë.

“Mogherini e ka vazhduar dialogun por në mënyrë të fshehtë, ajo çfarë ka mbetur është që ky dialog të dalë në dritë dhe të vazhdojë siç i ka hije. Kosova e ka tashmë edhe ekipin negociator kështu që mendoj se dialogu duhet të vazhdojë normalisht”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj ka këmbëngulur edhe më parë se taksa nuk do të hiqet deri kur Serbia ta njohë Koosvën si shtet të pavarur dhe sovran. /Ballkani.info