Haradinaj ka thënë se marrëdhëniet Kosovë-Amerikë, nuk janë të individëve por të dyja vendeve.
“Marrëdhëniet Kosovë-Amerikë, nuk janë të individëve por të dyja vendeve. As nuk janë të Vlora Çitakut as ndonjë ambasadori tjetër. Ambasadorët shkojnë e vijnë. Ju e dini se ambasadoret nuk i kanë paraqitur temat ashtu siç i ka paraqitur kryeministri. Nivele të larta janë detyru me e heq dialogun nga tavolina e Mohgerinit dhe ne e kemi kthyer në Prishtinë”, ka deklaruar kryeministri.
Ai ka shtuar se Mogherini në Tiranë ka kërkuar që Kosova ta heq taksën menjëherë.
“Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën se ja u ndaj Kosovën menjëherë. Shyqyr qe i kemi lexu këto projekte me kohë, nuk hiqet taksa. Mogherini e ka kry mandatin e vet. Rusia është tërheq prej Ballkanit kohë më parë. Amerika nuk ka hequr dorë nga Ballkani. Nuk mundet askush me tërheq Amerikën nga proceset në Ballkan”, ka shtuar Haradinaj.
Sipas tij, BE-ja i ka bërë nder Kosovës që e ka heq Mogherinin nga dialogu.







