Kryeministri

Haradinaj modest, shërben me ujë zëvendësministrin Lirak Çelaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shërbyer me ujë zëvendësministrin e Integrimit Evropian, Lirak Çelaj.

Këtë veprim, Haradinaj e ka bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kur Çelaj ishte duke informuar kabinetin qeveritar lidhur me rishikimin e prioriteteve të Agjendës për Reforma Evropiane dhe për Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

Ky veprim i kreut të Qeverisë ka shkaktuar të qeshura në sallën ku mbahet mbledhja e Qeverisë.