Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë takimit më 20 biznese në Mitrovicë ka thënë se ky qytet është lënë anash në këto dekadat e fundit.

“Dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tash është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve”, shkruan Haradinaj në postimin e tij në Facebook.

Ai gjithashtu ka thënë se duhet të angazhohemi drejt zhvillimit ekonomik të këtij qyteti dhe përfshirjen e pjesës veroire.

“Dhe bashkë duhet të angazhohemi drejt këtij zhvillimi, siç duhet të angazhohemi edhe në integrimin e pjesës tjetër të qytetit, përmes projekteve ekonomike. Politikat e reja fiskale dhe fokusimi intenziv i institucioneve në temat e ekonomisë, është epokë e re, që na çon drejt zhvillimit ekonomik”, ka theksuar Haradinaj. /Ballkani.info/