Haradinaj: Mirënjohës përjetë gjithë pjesëtarëve të PK-së, ata janë heronjët tanë të paqes

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj, gjatë një njoftimi në Facebook ka thënë se Policia e Kosovës është instuticioni më i besueshëm dhe professional në vend.

Haradinaj tha se u bën 21 vite prej kur Kosova u bë me Polici të saj, mijëra vajza e djem të uniformuar përgjatë më shumë se dy dekada ofrojnë siguri për qytetarët.

“Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm dhe më profesional në vendin tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit”, tha ai.

Gjtihashtu kreu i AAK’së, u shpreh mirënjohës përjetë gjithë pjesëtarve të Policisë së Kosovës, dhe se kujtimi e nderimi për ta do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë si shtet e si popull.