Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, njëherit njëri ndër figurat politike më të vlerësuara në Kosovë, Daut Haradinaj ka marrë mbështetje të fuqishme në Shaptej dhe Gllogjan.
“Sot, në Komunën e Deçanit, e nisëm ditën në familjen e Mehmetsylëve, për të vazhduar pastaj me tubimin e dy fshatrave, Shaptej dhe Gllogjan, ku u pritëm pa dallim partie nga çdo shtëpi. Një pjesëmarrje e tillë të jep motiv për të vazhduar përpara, aq më tepër kur të pranishëm ishin mbi 40 prindër të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve të mi. Pastaj vazhduam në odën e bashkëluftëtarit tim, Haki Sylaj, ku, siç e do tradita, na nderuan me mikpritje”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë që gjeneral Haradinaj në këto zgjedhje është numri 50 në listën e AAK-së.
Postimi i plotë:







