Haradinaj merr ftesë për lutjet e mëngjesit në Berlin, do të takohet edhe me Merkelin

Kryeministri Haradinaj, në fillim të qershorit do të udhëtojë për në Berlin në një vizitë dy ditore.

Me ftesë të kreut të Bundestagut gjerman, ai do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit që organizohen atje, transmeton Ballkani.info.

Haradinaj pritet të takohet edhe me deputetë të Bundestagut gjerman, ndërsa me 6 qershor pritet të zhvillojë një takim pune me Kancelaren Merkel.

Agjenda e plotë e takimeve pritet të publikohet brenda disa ditëve, ndërsa tashmë dihet se kërkesat e Haradinajt ndaj Gjermanisë, janë mbështetja e tyre në procesin e liberalizimit të vizave, dialogut dhe fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale. /Ballkani.info