Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr sot një dhuratë të veçantë nga qyteti i Gjilanit.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se me Anamoravën ka lidhje shpirëtore mbi respektin dhe mikpritjen e gjenë çdo herë në këtë qytet.
“Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen që e gjej çdoherë në këtë qytet bujar. Kur vizitoj Gjilanin, e konsideroj të domosdoshme të ndalem dhe të takoj njerëz punëtorë që jo vetëm kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit, por edhe ruajnë e kultivojnë vlerat tona të shenjta të mikpritjes dhe respektit”, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.
Ai ka treguar se ka takuar edhe mikun e tij, Bekim Ukshinin.
“Një prej këtyre shembujve frymëzues është miku im, Bekim Ukshini, i cili me përkushtim dhe vizion ka ditur ta transformojë biznesin familjar në një model suksesi për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







