Kryeministri

Haradinaj: Me votimin e rezolutës Kuvendi merr primatin në dialog

Në prag të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për miratimin e rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se ka dakordim mes grupeve parlamentare, mirëpo, siç thotë ai, duhet të pritur se a do të mundet koalicioni qeverisës të kryej gjatë ditës së sotme këtë votim.

Haradinaj, theksoi rolin që ka kjo rezolutë.

Sipas tij, duhet të vepruar sa më shpejtë, pasi Serbia po krijon avantazhe, duke e shfrytëzuar vendimet e Kosovës për t’u arsyetuar se ne nuk po investojmë në dialog.

Haradinaj foli dhe për rolin e presidentit Thaçi, ku tha, se, detyrat e tij, në dialog janë kushtetuese, mirëpo, tashmë me votimin e kësaj rezolute parlamenti ka primatin.

Ndërsa, për refuzimin me qenë pjesëmarrës në këtë seancë partitë opozitare, Haradinaj theksoi se dialogu ka me qenë më transparent, sipas tij, do të informojnë gjitha partitë tjera për proceset që do të ndodhin.