Haradinaj: Me PSD-në do të jemi koalicion fitues i zgjedhjeve

Daut Haradinaj i AAK-së ka thënë se e sheh si një mundësi të mirë koalicionin e tyre me Partinë Socialdemokrate.

Haradinaj thotë se edhe më herët kishin bashkëpunuar me PSD-në, parti e cila thotë se kishte kontribuar që të çohen shumë procese përpara.

“Ne kishim një përvojë të mirë në të kaluarën e afërt, pas largimit të Listës Serbe. PSD ka arritur t’i pëmbushë kërkesat e veta. E nxjerrën situatën, mos të flasim”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

“Kemi pasë partneritet. Disa vendime më të rëndësisheme, është edhe meritë e PSD-së. Duhet parë si mundësi e fitores. E shoh si mundësi dhe kombinim jashtëzakonisht të fortë. PSD dhe AAK e kanë një fitore simbolike në zgjedhjet e ardhshme. Koalicion fitues, i pari”, tha Haradinaj.

loading…