Vizita

Haradinaj me nënën Rukë e pret në vizitë bashkëshorten e heroit Ilaz Kodra

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se bashkë me nënë Rukë, bashkëshorten e Shkëlzen Haradinajt, Suzanën si dhe Anitën e kanë pritur për vizitë bashkëshorten e heroit Ilaz Kodra, Kimete Kodra dhe deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Haradinaj shkroi se vizita e tyre solli emocione dhe kujtime të veçanta për nanën Rukë dhe Suzanën.

Postimi i plotë:

Bashkë me nanën Rukë, Suzanën dhe Anitën, pritëm për vizitë në shtëpinë tonë, bashkëluftëtaren, njëkohësisht bashkëshortja e heroit të kombit, Ilaz Kodra, zonjën Kimete Kodra si dhe kolegen time deputete, Blerta Deliu.

Vizita e tyre solli emocione dhe kujtime të veçanta për nanën dhe Suzanën.