Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ndryshe nga herët tjera ka zhvilluar një aktivitet interesant me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.
Haradinaj e Rohde kanë shijuar bukuritë e bjeshkëve të Gjeravicës.
Ata kanë dal në Gjeravicë që njihet si maja më e lartë e Kosovës.
Haradinaj, kohëve të fundit po shihet shumë aktiv duke vizituar shumë qytete të Kosovës e kjo po njihet si një lloje fushate kur dihet se në shkurtin e vitit të ardhshëm në Kosovë mbahen zgjedhjet parlamentare. /Ballkani.info










