Haradinaj mbërrin në Kuvend, pritet ta marrë draft- platformën e dialogut

Pas udhëheqësit të Ekipit Negociator me Serbinë, Fatmir Limaj, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ka mbërritur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Aty pritet që kryeministri Haradinaj ta marrë edhe draft-platformën e dialogut Kosovë- Serbi.

Ekipi negociator ka përfunduar dje tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë. Ky draft pritet tu dorëzohet sot krerëve të shtetit për shqyrtim e më pas do t’i dërgohet Kuvendit për miratim. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator Fatmir Limaj.

Sipas Limajt ky draft do t’i dorëzohet edhe dy subjekteve opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes.