Haradinaj mban takim me vitiasit (FOTO)

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Viti ku në Shtëpinë e Kulturës po mban tubim me qytetarë të kësaj komune.

Veç të pranishmëve të shumtë të kësaj ane, aty po marrin pjesë edhe kandidatët nga kjo komunë për deputetë, si : Faruk Nura, Samet Dalipi dhe Salih Salihu.

Pas këtij tubimi Haradinaj do vazhdojë për në Kamenicë ku pritet të takojë atje qytetarët në ora 18:00.

loading…