Haradinaj: Masakra e Srebrenicës na kujton një epokë të errët

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, masakrën e Srebrenicës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo masakër na kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor, përcjell Ballkani.info.

“Sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, nderojmë me respekt mijëra viktima civile, fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur. Kjo masakër, na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor.

Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan nga regjimi i Millosheviqit dhe vartësve të tij, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar.
Sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre! RH

loading…