Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në trevjetorin e vdekjes së tij.
“Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, bashkëndjejë me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke e ndarë dhimbjen me ta për këtë rast tragjik”.
“Marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën”, shkruan ai në Facebook.
Me rastin e shënimit të këtij përvjetori janë organizuar aktivitete të ndryshme në mesin e të cilëve edhe marshi me moton “Një popull për drejtësi”.
loading…







