Haradinaj: Majlinda Kelmendi, një person i pathyeshëm

Majlinda Kelmendi ka arritur të stolistet me medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Kelmendi mundi Joana Ramos të Portugalisë, në luftën për të bronztën, kategoria -52 kg.Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjeitn social “Facebook” e ka uruar Majlindën për triumfin e arritur në kampionatin botëror.

Ai ndër tjerash ka shkruar se rruga e Majlinda Kelmendit në majat olimpike jo çdo herë rezulton me fitore. Por, kjo rrugë e një personi të pathyeshëm si TI, është fitore e përhershme për Kosovën.

loading…