Daut Haradinaj

Haradinaj: LVV merret me video në vend se të merret me menaxhimin e shtetit

Ish-deputeti dhe zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për videon e Vetëvendosjes, ku ekspozohen ish-pushtetmbajtësit si “shkatërrues shteti”.

Haradinaj ka thënë se VV merret me video të tilla, në mungesë guximit për të krijuar politika qeverisëse.

“Në mungesë të veprimeve të guximshme të qeverisë, krijojnë argumente për opozitën. Në vend se me u marrë me menaxhimin e shtetit, këta bëjnë video për t’i komprometuar qeveritë e kaluara”, ka thënë Haradinaj në “DPT te Fidani”.

Për më tepër, sipas Haradinaj, qeveria e Kurtit nuk ka dallime cilësore në mënyrën se si qeveris.

“S’ka agjenci, as bord, që z. Kurti nuk e ka emërua me lidhje politike apo familjare të ministrave dhe deputetëve”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka thënë se qeveria Kurti po krijon përçarje e armiqësi të shumta në shoqërisë.

“Ka bo shumë përçarje brenda në shoqëri. Sidomos në pandemi, kur ka pasur krizë psikike, jo vetëm ekonomike. Kjo qeveri më shumë bën përpjekje për me kriju armiqësi mes shoqërisë, sidomos me ofendimin e sindikatave”, ka thënë ai tutje.

“Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm”, ka vlerësuar Haradinaj.