dokumentari “Lorik”

Haradinaj: Lorik Cana asnjëherë nuk reshti ta ndihmojë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana në karrierën e tij brilante, asnjëherë nuk reshti ta ndihmojë vendin e origjinës, Kosovën.

“Me Anitën, në premieren e filmit dokumentar “Lorik” që shpalos rrugën jetësore të ish Kapitenit të kombëtarës së Shqipërisë dhe futbollistit të rangut botëror. Në karrieren e tij briliante ai shkëlqeu me klubet prestigjioze, duke qenë gjithnjë shembull i sportistit motivues për ekipin dhe idol për publikun. Lorik Cana asnjëherë nuk reshti ta ndihmoj vendin e origjinës, Kosovën, përmes aktiviteteve sociale e humanitare si dhe mbështetjen e talentëve të rinj. Krenar!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.