Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin Musa Cena

Kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, pasi që i njejti ishte arrestuar të shtunën. Haradinaj ka deklaruar se lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është liruar nga detyra. Vendimin për ta liruar nga detyra e ka marrë sot Kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij.

Derisa ka thënë se lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.

Ndryshe, Musa Cena, është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të involvimit në veprat penale “Marrje e Rryshfetit” dhe “Keqperdorim i Pozites apo Autoritetit Zyrtar”.

Prokuroria ka konfirmuar se do të kërkojë një muaj paraburgim për zëvendësministrin Cena.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.