Haradinaj letër Mustafës, Autostrada e Dukagjinit duhet të jetë prioritet i qeverisjes sonë

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka shkëmbyer letra me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn sa i përket mundësisë së krijimit të koalicionit.

Në letrën e Mustafës, ai deklarohet se në rast se krijojnë koalicionin e ri atëherë mund të bëjën riorganizimin e ministrive, ani pse ai është shprehur kundër rritjes së numrit të dikastereve. Kreu i LDK’së gjithashtu ka shkruar se numri i zëvendësministrave më së shumti mund të shkojë deri në 40’të.

Mustafa i ka deklaruar Haradinajt se së shpejti do t’i njoftojnë për kandidatin e tyre për kryeministër.

Në anën tjetër, Haradinaj ka kërkuar rishikimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të korrigjohen “gabimet serioze” në ndarjet selektive buxhetore dhe përfshirjen në investime kapitale të Autostradës së Anamoravës dhe asaj të Dukagjinit, si dhe përshpejtimin e punimeve në pjesën e mbetur të autostradës Prishtinë-Pejë.

Një tjetër kërkesë e ish-kryeministrit Haradinaj, në letrën që mban datën 20 prill 2020, është “përmbyllja e obligimeve të marra shtetërore par korrigjimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi”.