Kryeministri

Haradinaj: Lehtësimi i procedurave të sipërmarrësve, ka ndikuar në rritjen ekonomike

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar kompaninë M-Technologie duke potencuar njërin nga brendet më të kërkuara në tregun ndërkombëtar dhe ndër eksportuesit më të mëdhenj, transmeton Ballkani.info

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

Shembujt e suksesshëm të investitorëve tanë, i sjellin Kosovës edhe investimet të huaja. Përvoja 10-vjeçare në përpunim të aluminit, xhamit dhe PVC-së, me dizajn modern dhe teknologji të avancuar, e bën kompaninë M-Technologie një nder brendet e kërkuara në tregun ndërkombëtar dhe ndër eksportuesit e mëdhenj. Nga afër u njoha sot me punën shumë inkurajuese dhe parametrat pozitiv të kësaj fabrike me mbi 200 punëtorë. Si Qeveri kemi bërë lirim të lëndës së parë dhe të pajisjeve për prodhim dhe do të jemi në komunikim direkt me sipërmarrësit për të gjitha temat që mundësojnë zgjerimin e veprimtarisë së tyre, e cila ndikon në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
RH