Pas mbledhjes së Qeverisë ditën e sotme, kryeministri Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për zhvillimet e fundit në vend.

I pyetur rreth paqartësive që partitë opozitare, LDK-ja dhe LVV-ja, i kanë shfaqur për kërkesën e Haradinajt për një Konferencë Ndërkombëtare ku do të arrihej marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka thënë se kërkesat kanë qenë shumë të qarta, transmeton Ballkani.info.

Haradinaj ka thënë se është mirë që paqartësitë të shfaqen publikisht, duke kërkuar kështu bashkëpunim edhe partive opozitare.

“Kërkesat tona të cilat janë e drejtë e jona, besoj se kanë qenë shumë të qarta. Kushdo që nuk i respekton këto kërkesa apo kushte atëherë është kundër nesh, po edhe në qoftë se shkaku i këtyre kërkesave dikush i prishë puntë me mua, nuk ka problem. Sa i përket LDK-së dhe VV-së, nëse i kanë të paqarta kërkesat e tona, është mirë që të involvohen më shumë në proces dhe jo të flasin përmes postimeve”, ka thënë Haradinaj, raporton Ballkani.info.