Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për mospjesëmarrjen e tyre në diskutim lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas tij LDK-ja është bërë me dy zëra, njëherë japin deklarata që janë kundër kësaj, pastaj del Lutfi Haziri me deklaratë tjetër, ka thënë Haradinaj në konferencë, raporton Ballkani.info.
“LDK-ja është e mirësëardhur të jep për këtë vend, mendoj që nuk duhet të mungoj roli i LDK-së në vendime racionale, por në njërën anë ata janë ba me dy zana, njëherë jepin deklaratë kundër, mas anej Lutfi Haziri del me një tjetër. Ata duhet të vijnë të folin në tavolinë, sepse duke ardhur në tavolinë ata e forcojnë këtë gjë. Nuk është kërkesa e jem për me ardh VV-ja , a po LDK-ja në dialog, por kërkesa është me ndihmu Kosovën në procese”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/







