Ramush Haradinaj

Haradinaj-Kurtit: Mos shko në Bruksel pa pasur Kosova kontratë për vaksina

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosarritjen e një kontrate për furnizim me vaksina.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të shkoj në Bruksel pa siguruar një kontratë për vaksina, kësisoj sipas tij do të ketë mobilizim për vaksina.

“A ka dikush i kësaj qeverie me më tregu se sa zor qenka me ble vaksina. E dimë që qeverinë e kaluar e keni sha për mossigurim të vaksinave, po pse nuk po i blini ju vaksinat sot. Ku është problemi që Kosova s’po mundet me nënshkrujt një kontratë për vaksina. Çfarë janë duke bërë për vaksina. Me thënë kryeministri nuk mundem me ardh më në Bruksel pa një kontratë për vaksina. Pastaj mobilizohen edhe njerëzit për një kontratë”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka thënë se po të nënshkruhej një kontratë për vaksina, do të ndihmohej edhe ekonomia e vendit.

Përndryshe, ai ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për uljen e shtesave e pensioneve.

Ai ka thënë se qeveria nuk as koncept ekonomik, kësisoj edhe e ka ngulfatur sektorin e ekonomisë.