Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj i është drejtuar sërish Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, i ka bërë thirrje Kurtit që të ndërmarr disa veprime.

“Kryeministër, dil nga rrethimi ”, ka shkruar Haradinaj duke iu drejtuar Kurtit.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Kryeministër, dil nga rrethimi!

– Rriti pagat me ligj

– Investo në gazsjellës

– Ndërto një termocentral me qymyr

– Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos

– Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë

– Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët

– Ktheje shpresën se e ke mundësinë.