Haradinaj: Kurti tik-tak, tik-tak po i han fjalët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se si qeveri e pranojnë planin franko-gjerman.

Në lidhje me këtë ka reaguar anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Haradinaj me anë të një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kurti po nuk po i mbanë fjalët e tij.

“Po besoj që po bindeni tash, që Albini po i ndërrojka fjalët! Tash po i thotë PO planit franko-gjerman. Tik tak tik tak po i han fjalët”, ka shkruar Haradinaj.