Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj Albin Kurtit në përpjekjet për ta larguar taksën.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se largimi i taksës do ta kthente Kosovën në një pikë ku e kishte dërguar Presidenti Thaçi.

“Zoti Kurti do të mbahet përgjegjës që po e kthen Kosovën në një proces që e ka kaluar Kosova e për të cilin e kishte akuzuar zotin Thaçi”.

Ai ka thënë se taksa ka pasur peshë sa rrëzimi i qeverisë ndërsa Kurti po e jep atë pa asnjë kundërpeshë.

I pari i AAK-së ka thënë Kurti ka ndryshuar shumë dhe së fundmi shihet edhe respekti që flet për Listën Serbe.

“Ata [Lista Serbe] janë po të njëjtit siç kanë qenë edhe kur ishin në qeveri bashkë me ne”.

I pyetur nëse Kurti po ndjehet i frikësuar nga deklaratat e tij, Haradinaj është përgjigjur.