Haradinaj: Kurti ta pyes veten pse po braktiset nga të gjithë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurti duhet ta pyes veten se si të gjithë janë të këqinj dhe vetëm ai i mirë.

Ai ka thënë se vetë fakti që LDK doli nga koalicioni me Vetëvendosjen, flet shumë. Haradinaj ka thënë se nuk ka mundësi që LDK-ja të ketë dalë nga koalicioni për hatrin e Hashim Thaçit apo Ramush Haradinajt.

Ai ka thënë se LDK nuk e ka shumë në qejf Presidentin Thaçi.

“Kur janë krejt të këqinj për ty, duhet me kqyrë edhe veten mos je i keq. LDK nuk është parti që ngutet shumë. Ka pas një zor të madh që e ka marr këtë vendim, për me e rrëzu këtë Qeveri. Hera e parë që LDK prish marrëdhënie qeverisëse me dikë. Duhet të ketë pasur argumente të fuqishme. Nuk e bën LDK-ja Hashim Thaçin, se nuk e donë Hashim Thaçin. Ai ka thënë se Kurti e ka humbur shumicën në Kuvend në kohë rekord. “VV, me logjikën e saj mashtruese, e ka sjell edhe vendin në një pozitë të rëndë. Kryeministri Kurti e ka humbë shumicën në kohë rekord. Duhet me ia shtry pyetjen vetes se çfarë ndodhi”, ka thënë Haradinaj.