Haradinaj: Kurti po i mbledh paret e Kosovës e po i çon në Serbi e në KEDS

Ish-kryeministri Albin Kurti ka kritikuar edhe një herë Albin KurtI. Thotë se ai po i çon paratë e Kosovës në Serbi e në KEDS.

Komentet Haradinaj i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Çdo gjë po mundohet me u fshehë. U shtrejtu rryma. Edhe më fukarasë i shtrenjtohet rryma. E vërteta do të shihet së shpejti, kur të vijnë faturat e shohin”, tha Haradinaj.

 “Unë mendoj se këtu ka vend Prokuroria. I njëjti njeri, Albin Kurti, çdo herë e ka penguar Kosovën me bo energji të vetën, me prodhu”, shton Haradinaj.

“Pse se kam shtrejtu unë rrymën. Dy vjet kam qenë kryeministër s’u shtrejtu rryma. I njëjti veri i njëjti jug, krejt. Koka krizë, e paguajtëm”, theksoi Haradinaj.

“Nuk ka me mujt me i ikë Kurti reagimit qytetar. Vjen shkurti shpejt. Anëtari i VV’së ka me dal me protestu”, shtoi ai.

‘E kemi paguar rrymën në veri, dhjetëra milionë. A është e vërtetë që paguan për rritjen e çmimit, pse po na rrit tash çmimin tash?”, shtoi Haradinaj.