Haradinaj: Kurti e përdori reciprocitetin si kamuflazhë – sot Kosova ka mbetur edhe pa taksë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se ai po rrëzohet për arsye tjera, ndryshe nga ato që janë përplasjet em SHBA-në.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka mashtruar për reciprocitetin, duke e përdorur si kamuflazhë për heqjen e taksës.

“Për taksën, në këtë sallë, kur është diskutu për taksën ka pas për dhe kundër. Personalisht i kam thënë kryeminsitrit që taksën ke me heqë, por gabimisht sepse nuk je duke e heqë me SHBA-në, por me individë të tjerë. Reciprociteti për mendimin tem ka qenë mashtrim, asgjë më shumë. Ski as taksë as reciprocitet, sepse nuk e ke menaxhu mirë”, ka thënë Haradinaj.