Haradinaj, kundërkandidatëve: Me i bë bashkë 30 % të punës sime s’mund ta bëjnë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka thënë se kundërkandidatët e tij për kryeministër Vjosa Osmani, Albin Kurti e Kadri Veseli nuk mund të arrijnë as 30 për qind të punës së tij, edhe nëse i bën bashkë që të tre.

Këto komente ai i ka thënë në debatin “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol.

Ai thotë se është më i miri prej të gjithëve në aspektin e punës.

“Sa i përket punës jam i mirë se të tjerët. Zotëri Kurti s’ka pas asnjëherë përvoja menaxheriale, ekzekutive, zbatuese. Zonjës Osmani nuk i ka rastis. Zotëri Veseli nuk nendoj që është i fokusuar dhe e ka atë paqëndrueshmërinë që e ka dëshmuar në raste të caktuara”, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë se nuk e di se kush do të fitojë, porse të tre kundërkandidatët e tij se bashku s’mund të bëjnë as 30 përqindëshin e punës së tij.

“Populli ka me vendos, nuk e di kush ka me fitu, unë jam pretendent me fitu. Po punojmë me ardhë si fitues. Për punë, mundem me thanë që dukshëm prij para tyre. Me i bë tretë bashkë 30 për qind të punës time s’mund ta bëjnë”, ka thënë Haradinaj.

loading…