Haradinaj kujton vëllain e vrarë: Luani, ra pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij, Luanin, në përvjetorin e 23-të të vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se vëllai i tij, Luani, ra pikërisht në ditëlindjen e Skënderbeut. Poashtu, sot është ditëlindja e nanës Rukë.

“Heronjtë i këndojnë Heroit.
Mujë Krasniqi e Beqir Gashi, këndojnë këngë për Luanin.
Luani u përjetësua me 6 maj 1997. Ra, pikërisht në ditëlindjen e Skënderbeut. Poashtu, sot është ditëlindja e nanës Rukë. Nanë, urime e të paçim edhe gjatë!” , ka shkruar Haradinaj.