Haradinaj kujton të rënët e fshatit Qyshk të Pejës

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar anëtarët e familjes Lushi të Pejës, që dhanë jetën gjatë luftës në Kosovë.

Së bashku me anëtarët e familjes Lushi, Haradinaj ka përkujtuar edhe të rënët nga familja Qyshku, Qeku, Gashi, Kelmendi,Avdylaj, Berisha, Vërnezi, Shala, Dinaj, Mushkolaj, Sharapolli, Krasniqi, të cilat së bashku kanë 47 anëtarë të familjeve të tyre të vdekura në luftë.

“Po atë ditë në fshatrat Zahaq, Pavlan e Llabjan, agresori serb kreu krime të paimagjinueshme me total 107 martirë të rënë në këto 4 fshatra. Këto janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria jonë dhe sa mizore ka qenë Serbia ndaj popullit tone”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Postimi i plotë:

Sot po kujtohen e nderohen të gjithë anëtarët e familjes emblemë të Pejës, familja Lushi e cila i dha vendit tonë 9 anëtarë. Qyshku dhe familjet Lushi, Qeku, Gashi, Kelmendi, Avdylaj, Berisha, Vërnezi, Shala, Dinaj, Mushkolaj, Sharapolli, Krasniqi, i dhanë Kosovës 47 anëtarë të familjeve të tyre. Po atë ditë në fshatrat Zahaq, Pavlan e Llabjan, agresori serb kreu krime të paimagjinueshme me total 107 martirë të rënë në këto 4 fshatra.

Këto janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria jonë dhe sa mizore ka qenë Serbia ndaj popullit tonë.
DH