Haradinaj kujton një ndër luftëtarët e parë që iu bashkuan UÇK-së

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka përkujtuar Yll Morinën, ndër luftëtarët e parë nga Gjakova që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë se Ylli do të përkujtohet për guximin dhe trimërinë e tij.

“Duke u radhitur ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Yll Morina shpejt u bë frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës të cilët u bashkuan në luftë kundër armikut dhe e çuan deri në fund dëshirën e popullit për liri. Yllin do ta kujtojmë gjithmonë për trimërinë dhe guximin e tij! Lavdi përjetë!”, ka shkruar Haradinaj.

Yll Morina ishte një nga luftëtarët e parë që iu bashkua UÇK-së në fund të prillit të 1998-ës. Ai ra në altarin e lirisë më 15 mars të 1999-ës.

Postimi i plotë: