Haradinaj kujton masakrën në Izbicë, kërkon drejtësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Masakra në Izbicë tregoi fytyrën e vërtetë të Serbisë, e cila nuk kurseu as gra, fëmijë e pleq, e as Dafinën gjashtë muajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vite në Serbi.

“Sot në kujtim të martirizimit të 147 shqiptarëve të pafajshëm, 21 vite më parë, edhe njëherë bëjmë thirrje për drejtësi. Është e turpshme që kriminelët që shkaktuan kaç shumë dhembje të mos dënohen. Kosova ka dhënë mjaft gjatë okupimit serb. Spastrim etnik në gjysmën e territorit të saj, qindra mijëra të vrarë, e për shkatërrime as që numërohen. Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar ai.