Haradinaj kujton Fan Nolin: Këshillat e idetë e tij, janë më aktuale se kurrë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka kujtuar sot njërin nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, Fan Nolin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se këshillat dhe idetë e Nolit janë më aktuale se kurrë, njofton Klan Kosova.

“Fan Noli nuk ishte vetëm burrë shteti, prift e dijetar. Ai ishte ideolog kombëtar e strateg, vepra kolosale e të cilit u bë udhërrëfyese për të gjithë shqiptarët.Në 138 vjetorin e lindjes së tij, këshillat e idetë e tij, janë më aktuale se kurrë”, ka shkruar Haradinaj.