Haradinaj kujton Arbën Xhaferin: Lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka kujtuar intelektualin Arbën Xhaferi në shtatë vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave.

“Arbën Xhaferi ishte personaliteti që gjithë jetën e tij ia dedikoi kauzës sonë, të drejtave të ligjshme të popullit tonë. Sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, Arbën Xhaferin e kujtojmë si veprimtar, atdhetar dhe politikan, që dëshmoi se identieti ynë, e drejta jonë, peshojnë më shumë se çkado tjetër në jetën e njeriut. Lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave”, ka shkruar ai.

loading…