Haradinaj: Kryeministrit Hoti dhe gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, ju uroj shërim të shpejtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hoti, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19, shkruan ballkani.info

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka uruar Hotin dhe të gjithë qytetarët e prekur nga Covid-19, teksa ka kërkuar që të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, ju uroj shërim të shpejtë dhe rikthim në angazhimet e tyre të përditshme. Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, duke bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që në funksion të ruajtjes së jetës njerëzore, t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Paralelisht, Qeveria e Republikës duhet ndërmarrë veprime konkrete për rimëkëmbjen ekonomike. Mirëqenia e qytetarëve asnjëherë nuk duhet vënë në rrezik. Andaj, të veprojmë të bashkuar që ta kalojmë me sukses edhe këtë krizë që ka kapluar të gjitha shtetet e botës. RH”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/