Haradinaj: Kroacia ka mbështetur Kosovën në rrugën e shtetndërtimit dhe integrimit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm në festën e Ditës Nacionale të shtetit të Kroacisë.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shkruar se Kosova dhe shteti kroat kanë krijuar lidhje të veçantë mes vete.

Ai është shprehur mirënjohës ndaj Kroacisë për mbështetjen e parezervë në rrugën shtetndërtuese të Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete.

Në festimin e Ditës Nacionale të Kroacisë, i ftuar nga Ambasadorja Marija Kapitanović kisha nderin që në këtë moment tē rëndësishëm për shtetin tonë mik të shpreh falënderimin e mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen e parezervë të Kroacisë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese të shtetit tonë.

Gjithë popullit kroat, urime Dita Nacionale e juaja, që është edhe festë e jona!.