Haradinaj: Krenar për nderin që po ia sjell vendit

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka uruar Majlinda Kelmendi për fitoren në Dusseldorf të Gjermanisë.

“Ikona e Kosovës e pamposhtur edhe në Grand Slam Dusseldorf në Gjermani. Krenar për nderin që po ia sjell vendit. ???”, ka shkruar Haradinaj.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e Artë në Grand Slamin që po mbahet në Dusseldorf të Gjermanisë.

Me përvojën e saj prej një Kampioneje Olimpike, Kelmendi mposhti mongolen 17-vjeçare Sosorbaram Ikhagvasuren në finalen për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale xhudistja nga Kosova hodhi për tokë italianen Odette Giuffrida e cila në fund fitoi medaljen e Bronztë.