Në Qeverinë e Kosovës po mbahet takimi i Këshillit Ministror për Integrime Evropiane.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se për prioritetet e Agjendës Evropiane të Reformave kanë afat deri në fund të vitit 2020.
“Jemi mbledhur për te diskutuar për 12 propozimet të cilat i kemi miratuar ne tetor të 2018-tës. Dokumenti ka 19 prioritete të ndara si shtylla : 1. qeverisja e mire,2. Konkurreshmeria dhe shtylla 3 arsimi”, ka thënë ajo.
“Për këto prioritete ka një afat kohorë feri në fund të viti 2020. Në këto prioritete është rdhe plani i veprimit”, ka thënë ajo.
E kryeministri i vendit ka thënë se takimi i sotëm është dëshmi i seriozitetit që kanë institucionet.
“Takimi i sotëm është deshmi i seriozitetit që kanë institucionet. Mund te them se megjithatë ka pasur plotë takime. Urime Kosovës për suksesin e arritur në zbatimin e prioriteteve te ERA1. Jam i bindur se si Kosovë e kemi krujuar një besim më te madh. Sa i përkret prioriteteve ERA2 t’i evitojm ato mangësit. Më në fund ka një qartësi me te madhe në zbatim nga ana jonë”, ka thënë ai.







