Haradinaj: Kosova humbi sot figurën më emblematike të muzikës

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova humbi sot figurën më emblematike të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Haradinaj thotë se ajo i dha shumë botës së artit duke u bërë emblemë dhe frymëzim për gjeneratat e reja.

“Bilbili i Kosovës do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë, si personaliteti që lartësoi artin dhe kulturën shqiptare. I përjetshëm qoftë kujtimi për të. Ngushëllime familjes, miqve, komunitetit artistik dhe gjithë Kosovës’, ka shkruar ai.