Haradinaj: Kosova është më fat që përkrah ka miq dhe aleat si William Walker

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka pritur sot ambasadorin William Walker në shënimin e 21 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

“Zhvillova një bisedë emocionale me ambasadorin William Walker, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë, ai na qëndroi përkrah duke treguar dhe mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë. Shpreha falënderim për angazhimin e tij të palodhshëm për të bashkuar diasporën tonë, në të mirë të vendit dhe për të ngritur çështjen kombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministrit e ka nderuar Walkerin me medaljen Skenderbeu.

“Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj historik, ka pasur përkrah miq dhe aleatë, siç është Ëalker dhe populli amerikan. Gjithmonë falënderues dhe mirënjohës!”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/